HomeShëndeti

Çfarë duhet të dimë për ushqimet që përmirësojnë qarkullimin e gjakut

Mendoni për qarkullimet që ndodhin në trupin tuaj, të gjakut, oksigjenit, lëndëve ushqyese etj.

Arteriet e prishura dhe pllakëzat shkaktojnë “bllokime të trafikut”, ose thënë ndryshe vështirësi në qarkullim, duke çuar në vonesa të përçimit të gjakut.

Nëse nuk doni të sëmureni, ju sugjerojmë të konsumoni këto ushqime që po ju listojmë më poshtë:

1. Lakra jeshile

Është e pasur me vitaminë C dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Përmban një sasi të lartë nitrati. Kur konsumoni këtë zarzavat bakteret e mira që gjenden në gojë e kthejnë nitratin në nitrit. Duke shtuar qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit, nitriti ndihmon në hapjen e enëve të gjakut.

2. Lëngu i panxharit

Panxhari është i pasur me nitrate, të cilat ndihmojnë në rritjen e rrjedhës së gjakut dhe marrjen e shpejtë të oksigjenit.

3. Speci i kuq

Speci që përdoret tradicionalisht në gatime. Është një perim që mundëson qarkullimin e gjakut në mënyrë efikase.

4. Rrepa

Nëse keni probleme me qarkullimin e gjakut, rrepa është shumë e mirë pasi përmban minerale.

5. Speci djegës

Specat djegës japin goditje në gjak duke rritur qarkullimin e tij. Kjo për shkak të shijes pikante që ka.

6. Kale

Kale është e jashtëzakonshme në rimbushjen e qelizave të kuqe të gjakut. Ajo rrit aftësinë e gjakut për të shpërndarë sa më shumë oksigjen. Kale është e pasur me folate.

7. Kafe

Një filxhan kafe rrit me 30% rrjedhshmërinë e gjakut në trup. Ndaj pini kafe edhe për qejf, edhe për përmirësimin e shëndetit.

8. Hudhra

Studimet tregojnë se një thelb hudhër ndihmon në parandalimin e arterieve të bllokuara. Mirë është t’i merrni me gatime.

9. Tumeriku

Tumeriku është një perlë që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mban arteriet e pandryshuara.


TË NGJASHME