HomeShëndeti

Çfarë duhet të hamë për të forcuar sistemin tonë imunitar tani që virusi erdhi?

-Janë afërsisht mbi 111,464 raste te konfirmuara me koronavirus në gjithë botën.
-Më shumë se 3,883 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.
-Duke larë duart sa më shpesh të jetë e mundur, dhe duke mbajtur distancë nga personat që kemi përreth janë dy nga mënyrat më të thjeshta që janë thënë deri më tani nga specialistët, por ka dhe disa ushqime që mund t’ju bëjnë më imunë ndaj këtij virusi.
-Profesionistët e shëndetit rekomandojnë që të konsumoni sa më shumë qepët, hudhrat, vezët dhe tumerikun.
Duke qenë se virusi fatëkeqësisht mbërriti edhe në vendin tonë, dhe duke qenë se nuk ka ndonjë mënyrë shumë efikase , që domethënë ilaçe specifike për këtë lloj virusi deri më tani, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bëjmë ç’mos për të mbajtur sisitemin tonë imunitar sa më të fortë, dhe një prej mënyrave është që të dimë se cilat janë ushqimet që na bëjnë më imunë ndaj këtij virusi.
Dietologët dhe profesionistët e shëndetit kanë bërë të ditura disa lloj produktesh qe kanë antioksidantë të lartë, siç është hudhra, veza dhe tumeriku që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Ushqimet qe janë të pasura me antioksidantë të lartë , si për shembull borronicat, hudhrat apo qepët jane disa produkte bazë qe duhet të bëjnë pjesë në përditshmërinë tonë, të cilat e bëjnë më të fortë sistemin tonë imunitar.
Gjithashtu përveç produkteve që kanë antioksidantë të lartë, shumë të rëndësishëme janë dhe produktet ushqimore anti-inflamatore, të cilat gjenden tek frutat dhe perimet.Të konsumosh të paktën pesë perime çdo ditë ndikon shumë mirë në sistemin imunitar,por tumeriku luan një rol mjaft të rëndësishëm.
Zinku i cili është mjaft i rëndësishëm , mund të meret nëpërmjet prodhimeve të detit dhe spinaqit.
Vezët janë ushqimi që përmban më shumë se 20 nga vitaminat më të rëndësishme për trupin e njeriut.Ajo përmban një dozë të lartë seleni, i cili ndihmon në forcimin e muskujve, forcimin e kujtesës dhe sigurisht forcimin e sistemit imunitar.
Rhodiola Rosea është një lloj barishteje e cila mund të përgatitet si çaj, dhe ndihmon në menaxhimin e mirë të stresit dhe ankthit.Gjithashtu kjo lloj barishteje, ul ndjeshëm infeksionet e viruseve.
Çaji jeshil përmban një përqindje të lartë flavonoidësh të cilët besohet se bllokojnë riprodhimin e enzimave të virusit në trup.Gjithashtu ndikon edhe në rregullimin e metabolizmit

M.D/GotaNews


TË NGJASHME