HomeShëndeti

Çfarë duhet të kemi parasysh, kur udhëtojmë me aeroplan

Shpeshherë kur udhëtojm zgjedhim disa rroba që na bëjë të ndihemi më rehat. Shumëkujt i ka ndodhur të kthehet nga deti, i veshur me rroba të holla, të shkurtra apo me ndonjë fustan.

Por a mund të ndihemi kaq rehat me një fustan me taka në aeroplan?

Njerëzve mund t’u bjerë të fikët në aeroplan më shumë se sa në tokë, për shkak të zvogëlimit të nivelit të shtypjes në kabinë.

Do të ndiheni rehat derisa të futeni brenda në aeroplan dhe sapo të fillojë fluturimin e kondicioneri fillon të punojë dhe ju do të keni ftohtë.

Vallë, a nuk mund të ndezin ndonjë ngrohëse në vend të kondicionerit. E po edhe nuk munden. Veç të tjerash, edhe për shkak të sigurisë suaj.

Studimi i bërë nga revista “ASTM International” ka zbuluar që njerëzve mund t’ju bjerë të fikët në aeroplanë edhe më shumë se në tokë për shkak të hipoksisë, gjendjes e cila është goxha e shpeshtë në mesin e udhëtarëve në aeroplan. Kjo gjendje shfaqet për shkak të mungesës së oksigjenit.

Niveli i ulur i presionit në kabinë mund të jetë shkaktar i hipoksisë, mirëpo gjithashtu mund të ndikojë në temperaturë më të lartë në avion.

Për një udhëtim sa më të mirë me aeroplan vishuni sa më komode.


TË NGJASHME