HomeShowbiz

Çfarë e ka detyruar Victoria Beckham të thyejë rregullin e saj 20 vjeçar?

Victoria Beckham është një nga femrat më në formë të showbizz-it. Mirëpo linjat e saj i dedikohen plotësisht regjimit të saj strikt. Ajo ka një rregull 20-vjeçar për mosngrënien e karbohidrateve, të cilin e ka thyer gjatë karantinës.

David ka gatuar shumë teksa kanë qenë të izoluar për shkak se ajo do të marrë pjesë në programin Celebrity Bake Off dhe ka eksperimentuar me recetat.

“Victoria nuk ka futur asnjë karbohidrat në gojë që nga viti 2001. Por në fillim të karantinës, David filloi të eksperimentonte me receta, duke bërë pica. Menjëherë sapo provoi një copë pice, ajo nuk mund të ndalej dot së ngrëni”, u shpreh një burim për The Sun.

Tashmë ajo i është rikthyer regjimit të saj strikt për shkak se vjeshta i kërkon të fillojë nga rutina e përditshme.

Burimi: The Sun


TË NGJASHME