HomeTeknologji

Çfarë është aplikacioni ‘Signal’ dhe pse thuhet se mund të zëvendësojë Whatsapp-in

‘Përdorni Signal’- ishte një postim në Twitter i bërë nga shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk.

Postimi i Musk në datën 7 janar shkaktoi shumë reagime. Pas tij të njëjtin mesazh e shpërndau edhe Edward Snowden.

Kur u pyet pse e rekomandoi atë aplikacion, ish- punonjësi i Agjensisë Amerikane të Sigurisë u përgjigj duke thënë: “Unë e përdor atë çdo ditë dhe nuk kam vdekur akoma.”

Po çfarë është Signal?

Për ata që nuk i ndjekin ose nuk kanë parë postimet e Musk dhe Snowden, Signal është një aplikacion i mesazheve të koduara. Ja pse duhet të konsideroni seriozisht të kaloni në Signal. Kjo do të thotë që aplikacioni përdor një protokoll që siguron se askush përfshirë edhe vetë Signal nuk mund të ketë qasje në përmbajtjen e mesazheve.

Thuhet se është një alternativë më private, njëjtë si WhatsApp, Facebook Messenger, Skype, iMessage dhe SMS. 

Për t’u bashkuar, gjithçka që ju nevojitet është një numër telefoni. Është falas. Mund të bëni biseda në grup me deri në 1000 persona dhe thirrje në grup me deri në tetë persona.

Signal nuk është në pronësi të ndonjë kompanie të madhe të teknologjike. Por Signal është zhvilluar nga një fondacion jofitimprurës dhe financohet nga donacione. Ndryshe nga Facebook, pronarët e Signal nuk po përpiqen as të fitojnë para. Signal nuk përpiqet të mbledhë një grup të dhënash mbi ju ose t’ju tregojë reklama.

Bisedat tuaja në Signal janë të koduara nga fillimi në fund, që do të thotë se as pronarët e Signal nuk mund t’i monitorojnë ato. Vetëm personat të cilët ndodhen në bisedë mund t’i shohin ato.

Që prej publikimit ai mban vendin e parë në App Store të Apple ashtu edhe në Google Play Store. Signal mund të shikohet si rival i Whatsapp.

WhatsApp që është në pronësi të Facebook ka afërsisht 2 miliardë përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën, ndërsa Signal ka rreth 14 milion. Është e vështirë t’i quash këto aplikacione me të vërtetë konkurrentë, pasi një aplikacion mesazhesh është po aq i fortë sa rrjeti i tij. Por ndërsa rrjeti i WhatsApp është nën kërcënim, Signal vazhdon të rritet.


TË NGJASHME