Çfarë është depresioni postpartum dhe si t’i vish në ndihmë një nëne të re

Depresioni postpartum është gjendja e ankthit ose depresionit që kalojnë gratë pasi kanë lindur.
Disa mënyra si mund t’i vini në ndihmë grave që janë duke kaluar PPD:
Qëndrojini gjithmonë pranë duke e ndihmuar në organizimin e punëve, në mënyrë që asaj t’i ulen përgjegjësitë!
Minimizoni sa më tepër kohën që ajo kalon vetëm, nxirreni për shëtitje që të ndihet më e qetë!
Bindeni që të kërkojë ndihmën e një psikologu, pasi çrregullimet mendore kanë nevojë për ekspertizën e një profesionisti, si çdo sëmundje tjeter!
Ndihmojeni të rifitojë vetëbesimin e humbur duke e motivuar!
Mos përdorni fjalë ofenduese të tipit: je e paaftë, kot qan ti se përkëdhelesh!
Gjendjuni pranë femrave në periudhën pas lindjes, një ndryshim i rëndësishëm ka ndodhur në jetën e tyre, ato kanë nevojë për ndihmën tuaj!