HomeLajme

Çfarë është viza ETIAS dhe si të aplikoj?

Brenda vitit 2022, të gjithë shtetasit me pasaporta shqiptare që dëshirojnë të udhëtojnë në cilindo nga vendet e Zonës Shengen do të duhet të aplikojnë që të heqin vizën ETIAS.

ETIAS, European Travel Information and Authorization System (Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit) është një sistem i ri i zbatuar për të regjistruar udhëtarët kur hyjnë dhe dalin nga vendet e Shengenit.

Shqipëria nuk është anëtare e Zonës Shengen dhe nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Shtetet e zonës Shengen: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

ETIAS u propozua nga Komisioni Europian në prill të 2016-s dhe u miratua në nëntor të po atij viti. Sistemi i ETIAS është një sistem i ngjashëm me aplikimet për viza në vende të tjera dhe pritet që deri në fund të vitit 2022, të vendoset plotësisht. Një vendim i tillë është masë për të rritur sigurinë dhe do të përdoret nga Europol, Interpol, Eurodac etj.

Si do të bëhet aplikimi?

Procesi i aplikimit për heqjen e vizës ETIAS pritet të jetë i thjeshtë, i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë. Aplikuesit do t’i kërkohet t’i përgjigjet disa pyetjeve themelore për sigurinë dhe do të plotësojë një formë elektronike aplikimi.

Zyrtarët e Imigracionit të Shengen do të përdorin të dhënat, do t’i verifikojnë ato dhe në rast se shohin se personi që ka aplikuar nuk përbën rrezik për të udhëtuar, do ta miratojë atë.

Pas procesit të aplikimit, do të duhet të paguhet një tarifë në mënyrë që të fillojë procesi i shqyrtimit të të dhënave. Shumica e aplikantëve do të pranohen brenda një dite dhe në raste shumë të rralla, mund të nevojiten 3 ditë punë në rast se duhen dokumente shtesë.


TË NGJASHME