HomeShowbiz

Çfarë fshihet pas fotove të Butrintit dhe Kiarës?

Prej kohësh këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito kanë qenë në qendër të mediave rozë, për shkak të spekulimeve të shumta se janë në një lidhje. Mirëpo, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka folur asnjëherë rreth kësaj çështjeje, këtë fundjavë dyshja publikoi foto.

Teksa bashkangjitur fotos shkruanin “Hajt Hajt”, kjo na bëri të mendojmë se bëhet fjalë për një klip, që pritet të publikohet së shpejti.

Gjithsesi, këto foto “nxitën” shpresën që ata mund të jenë çift. Mirëpo, kjo gjë siç duket nuk është e vërtetë. Miq të afërt të këngëtarit kanë deklaruar se për Butrintin, Kiara mbetet vetëm një mike e mirë dhe kaq. Sa i përket fotove, Kiara do të jetë pjesë e videoklipit të Butrintit, i cili është realizuar në Pezë.


TË NGJASHME