HomeShowbiz

Çfarë ha në mëngjes Kate Middleton? Receta e mëngjesit qenka sekret mbretëror

Nga Pallati Mbretëror, nuk vijnë zakonisht të tilla informacione, madje janë mjaft të kufizuara dhe dihen nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish.

E ke pyetur ndonjëherë veten çfarë ha në mëngjes Kate Middleton? Nëse do të hash ashtu si Dukesha e Kembrixhit, me siguri e ke bërë, apo jo?

Është gjendur edhe receta e parë e ditës së Kate, të cilën mund ta ndjekësh.

Sipas një raporti të publikuar nga People, Dukesha është fanse e drithërave, madje kur takoi për herë të parë Princin William në Universitetin St. Andrews, të dy u ulën për të ngrënë drithëra dhe fruta të thata në kafenenë e shkollës.

Pas lindjes së Princeshës Charlotte, në vitin 2015, motra e Kate, Pippa Middleton, përgatiste edhe një green juice për nënën e dy fëmijëve.

“Pippa kujdeset që çdo tri ditë Kate të furnizohet me lëngje të freskëta frutash”, – tregonte një burim për Us Weekly asokohe. Kate, zakonisht i bën vetë lëngjet e frutave dhe e ka shumë herë më të lehtë, sidomos pas lindjes së tretë.

Prej kohësh tashmë, ajo përdor edhe green juice në mëngjes. Për vete dhe për tre fëmijët.


TË NGJASHME