HomeShowbiz

Çfarë i bëri bashkë Taynën dhe Kejvinën?

Edhe pse nuk ka shumë kohë në tregun muzikor shqiptar, Tayna është kthyer në këngëtaret më të preferuara të momentit të rinisë shqiptare por jo vetëm. Tayna tashmë ka shoqëri me shumë nga personazhet VIP shqiptare, madje shumë prej tyre ne nuk e kemi ditur se kishin një marrëdhënie shoqërore. Por ajo me të cilën nuk do na shkonte mendja është dhe Kejvina Kthella.

Dyshja janë fotografuar së bashku, foto të cilën e kanë postuar edhe në rrjete sociale, por ajo që duam të dimë është: Cfarë i bëri bashkë dyshen?

Mendohet se Kejvina mund të jetë pjesë e një prej klipeve të ardhshëm të Tayna-s, kjo pasi në një foto ku shihej reperja me disa vajza, si mbishkrim kishte: “Coming soon”. Tani vetëm presim të shikojmë nëse Kejvina do të jetë vërtetë pjesë e klipit të Taynës.


TË NGJASHME