HomeLajme

Çfarë kujtohet më 16 qershor: Ditëlindja e Tupac dhe dita e fëmijëve afrikanë

Këtë 16 Qershor ne ju kujtojmë se kemi 2 gjëra të rëndësishme të cilat festohen në disa vende të ndryshme të botës.

Ditelindja e Tupac

Tupac Amaru Shakur (emri i lindjes Lesane Parish Crooks) lindi më 16 qershor 1971, njihet gjithashtu me emrin e tij të artit edhe si “2Pac” dhe Makaveli.

2Pac njihet, më shumë si reper, por ai ishte dhe aktor filmash e poet. Ai renditet në librin Guinness të rekordeve botërore si artisti më i shitur i rap/hip-hop që ka ekzistuar ndonjëherë, duke arritur në 73 milionë kopje të shitura të albumeve të tij në mbarë botën, përfshirë këtu edhe mbi 44,5 milionë shitje vetëm në SHBA.

Shumë nga këngët e Shakur flasin për dhunën e problemet në getot në qytetet amerikane, racizmin dhe shpesh edhe për rivalitetin me kolegët e shokët e tij. Tupac është i njohur për mesazhet e tij të forta politike, ekonomike, sociale.
Reperi amerikan, Tupac Shakur, u vra para dhjetë vjetësh në rrethana që nuk u sqaruan kurrë.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Afrikan

Më 16 qershor 1971 më shumë se 20,000 studentë në Afrikën e Jugut në qytetin e Soweto dolën në rrugë – duke kërkuar të mësojnë në gjuhën e tyre. Policët e armatosur u përgjigjën duke vrarë qindra protestues. Tani në Afrikën e Jugut bëhet një festë publike, referuar si Dita e Rinisë, ajo njihet gjithashtu si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Afrikan në të gjithë botën. Dita përqendron vëmendjen te pengesat me të cilat përballen fëmijët afrikanë për të marrë një arsim cilësor.


TË NGJASHME