HomeShëndeti

Çfarë mendojnë shumica e njerëzve sapo zgjohen?

Një studim i fundit nga ‘Harvard University’ është zhvilluar mbi një temë shumë interesante: “Çfarë mendojnë njerëzit sapo zgjohen?”. Rezultatet e tij janë publikuar nga ‘Times of India’ dhe sipas përllogaritjeve, 56% meshkujve dhe 48% e femrave që ishin pjesë e pyetësorit kanë treguar se gjëja e parë që mendojnë sapo zgjohen është puna ose paratë. Siç duket këto dy aspekte të jetës së përditshme janë shqetësimi kryesor për pjesën më të madhe të njerëzve.

Studiuesit kanë shtuar se këta dy faktorë ndikojnë edhe në prishjen e regjimit dhe vendosjen e një orari fiks për të fjetur. Gjithashtu është zbuluar se personat që mendojnë për paratë nuk flenë sërish pasi bie alarmi dhe njerëzit që zgjohen në 5 të mëngjesit kanë pagën më të lartë se pjesëmarrësit e tjerë në studim. 


TË NGJASHME