HomeLajme

Çfarë meshkujt pëlqejnë të shikojnë veshur te gjinia femërore

Nëse pyeten meshkujt se çfarë pëlqejnë të shohin të veshur në një grua ata me siguri do të thonë me shaka: “Asgjë!”. Por burrat dihet se janë “gjinia vizuale” dhe jo vetëm që vërejnë ato që veshin gratë, por nxjerrin përfundime edhe për ju nga mënyra se si visheni.

Atëherë, çfarë në të vërtetë duan burrat të shohin të veshur te gratë?

Te tregohen disa pjesë të lëkurës

Këmbët, supet, qafën dhe krahët – meshkujt duan të shohin lëkurën. Dhe shumica e tyre pëlqejnë fundet, sepse duan të shohin këmbët. Edhe pse xhinset janë një zgjedhje shumë e mirë, nëse ke zgjedhje dhe të duket bukur, shko edhe me bluzë.

Trego disa forma

Veshjet që duhet të zgjedhësh duhet të jenë edhe sipas linjave. Pra, të tregojnë pak bel, por edhe disa forma. Mos vish bluza të gjera ose xhinse boyfriend. Mundohu të tregosh se trupi i fshehur nën një pëlhurë është një trup i bukur dhe me linja.

Por mos u ekspozoni tepër

Nëse do vërtet që një mashkull para teje të fillojë ta mbajë gjallë fantazinë, atëherë bëj kujdes me zh(veshjen). Është një fije shumë e hollë mes të qenit provokuese dhe të qenit seksi.

Mos përdor veshje të komplikuara

Meshkujt nuk e kuptojnë botën e fashion-it. Fillo me një veshje të thjeshtë që tregon siluetën dhe ruaje për më vonë stilin si fashionista.

Ji e sigurt me veshjen

Mos e humb veten. Nëse nuk je e sigurt për një veshje, atëherë ndryshoje. Nëse e zeza të jep gjithmonë siguri, atë vish. Nëse je një vajzë që të pëlqen të ndjekësh modën, atëherë trego ngjyrat. Patjetër që dëshiron të tregosh më të mirën e vetes, por nëse veshja nuk të jep siguri, atëherë këtu ka problem.


TË NGJASHME