HomeShëndeti

Çfarë ndiejnë më shumë foshnjat kur janë ende në barkun e nënës?

Njihuni me disa nga gjendjet që pëson foshnja kur ndodhet në fetus.

Ushqimet e ëmbla. Bebet fillojnë të dallojnë shijet e ndryshme në javën 13-15 të shtatzënisë. Lëngu juaj amniotik shijon si ushqimi që hani dhe foshnjat e gëlltisin atë dhe mësohen me shijet e ndryshme. Preferencat e ushqimit përcaktohen në mitër. Prandaj, nëse doni të siguroheni që fëmija juaj do të “ushqehet mirë” në të ardhmen, hani një gamë të gjerë ushqimesh të shëndetshme gjatë shtatzënisë.

Bërja e banjave të ngrohta. Kur foshnjat janë më të mëdha e kanë më të vështirë qëndrimin në barkun e nënës dhe ato mund të ndiejnë ndryshimet e temperaturës. Kjo është arsyeja pse një dush i nxehtë i bezdis dhe mund të jetë i rrezikshëm.

Fërkimi i belit. Receptorët e kontaktit të fëmijës suaj fillojnë të zhvillohen rreth javës së 8-të dhe rreth javës së 20-të foshnjat mund të ndjejnë edhe kontaktin tuaj nga jashtë. Gjatë kësaj periudhe, ata mund t’i shijojnë fërkimet e barkut.

Dëgjimi i zërit tuaj. Në javët 25-26, foshnjat fillojnë të reagojnë ndaj zhurmave që dëgjojnë jashtë mitrës. Dhe ndërsa zëri juaj është ai që dëgjojnë më qartë se çdo zë tjetër, ata mësojnë ta njohin atë. Gjithashtu u sjell atyre ngushëllim, siguri dhe sinjale se gjithçka është në rregull. Një mënyrë efektive për të zhvilluar një marrëdhënie dhe për ta mësuar fëmijën me tingujt e zërit tuaj është leximi ose të folurit me zë të lartë.

Dëgjimi i muzikës. Muzika ka disa përfitime. Në rastin e nënës, prodhon hormon serotonin dhe nxit lirimin e endorfinës, të cilat i transferohen edhe foshnjës. Në rastin e fëmijës, muzika stimulon shqisat e tyre dhe nxit zhvillimin e trurit. Dëgjoni muzikë me volum të përshtatshëm, sepse foshnja ende mund ta dëgjojë atë brenda jush. 

Të ushtruarit rregullisht. Çelësi për zgjedhjen e ushtrimeve të duhura gjatë shtatzënisë është ky: duhet të jenë të sigurta, të përshtatshme dhe të aprovuara nga një mjek. Ushtrimet kardio janë veprimtaria më e mirë gjatë kësaj periudhe.


TË NGJASHME