HomePolitikë

Çfarë ndodh nëse vendi mbetet pa President?!

Presidenti Ilir Meta  deklaroi sot se për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin është i gatshëm të heqë dorë nga posti që mban.

Por çfarë ndodh, nëse Presidenti dorëzon mandatin?
Neni 91 i Kushtetutës, pika 1 thotë se kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Ndërsa, pika 2 shpreh se në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.

Në një vend ku Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale dhe ku opozita ka dorëzuar mandatet në bllok, duket se vendi ka hyrë në një krizë të thellë dhe gjasat për kthim pas të krijojnë përshtypjen se nuk do ndodhin.


TË NGJASHME