HomeShowbiz

Çfarë ndodhi mes tyre? Mozzik anulon papritur këngën me Era Istrefin

Kjo verë nuk është në rrugën më të mirë për reperin Mozzik, i cili pas raportit me Noizyn, si duket ka prishur edhe një tjetër marrëdhënie mes kolegësh. Kësaj here bëhet fjalë për Era Istrefin, me të cilën njoftoi para një jave se do të sillte një bashkëpunim.

Në orët e fundit Mozzik ka njoftuar se është anuluar kënga me Era Istrefin, por nuk ka dhënë detaje apo arsye se pse ndodhi një gjë e tilë.

“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”, ka shkruar Mozzik në rrjetet sociale, ndërsa Era nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Era dhe Mozzik publikuan një foto bashkë në rrjetet sociale, ku shfaqeshin të përqafuar dhe pyesinin fansat nëse janë gati për të ngritur volumin. Dyshja nuk tregoi një datë se kur mund të publikohej kënga e tyre, por të gjithë u bënë kuriozë se çfarë mund të dilte nga bashkëpunimi mes tyre.

Megjithatë, fatkeqësisht artistët e kanë fshirë tashmë foton dhe kanë anuluar projektin.

Ndoshta ky vendim i papritur mund të ketë ardhur edhe për shkak të kontratës që Era Istrefi ka me shtëpinë diskografike të huaj “Ultra Music”, që siç u shpreh artistja në “Më lër të flas” i kanë hapur shumë probleme në bashkëpunimet dhe këngët që mund të publikojë.


TË NGJASHME