HomeShëndeti

Çfarë nuk duhet të bëni pasi jeni djègur nga dielli

1. Mos e mbuloni me make up
Nuk është zgjidhje dhe më keq akoma, s’po lini lëkurën të marrë frymë! Shmangni sa të mundni produktet kozmetike dhe freskoni zonën e skuqur.

2. Mos vishni rroba të ngushta
Kur je e skuqur nga koka tek këmbët, gjëja e fundit që duhet të bëni është të vishni rroba të ngushta. Duke veshur rroba të lirshme e lini lëkurën të marrë frymë lirisht. Rekomandohet materiali i pambukut.

3. Konsumi i kafes
Skuqja shpesh shkakton dhimbje koke dhe nëse mendoni që me një filxhan kafeje do t’ju pushojë, mendoni gabim. Jeni duke e bërë më keq. Do t’ju lindë nevoja për të shkuar në tualet më shpesh dhe rrjedhimisht do të dehidratoheni.

4. Scrub-i
Edhe pse një lëkurë e djegur nga dielli s’është e këndshme, mos u përpiqni ta hiqni përmes scrub-it. Mund ta dëmtoni duke e acaruar më shumë. Në vend të kësaj, lëreni të shërohet në mënyrë natyrale dhe zakonisht duhen deri në 10 ditë.

5. Përdorimi i aloe vera-s
Edhe pse aloe vera mund të të ndihmojë me reduktimin e skuqjes, duhet të tregoheni të kujdesshëm me llojin e aloe verës që vendosni në lëkurë. Dermatologët sugjerojnë ta hidratoni lëkurën duke përdor aloe origjinale dhe të pakombinuar me asnjë produkt tjetër.


TË NGJASHME