HomeShowbiz

Çfarë po ndodh me Brad Pitt?

Brad Pitt u fotografua duke dalë nga një qendër në Beverly Hills në një karrocë të mërkurën, pasi kishte hequr dhëmbët e pjekurisë, thanë burimet për Page Six.

“Nuk është asgjë”, tha një burim. “Punë stomatologjike”.

Ai shihej i mbuluar me kapuç, syze dielli dhe maskë ndërsa shoqërohej nga një mjek dhe truproja e tij. Megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi burime për Page Six kanë konfirmuar se ishte në karrocë thjesht për arsye sigurie.

Pitt ndodhej tek dentisti për dhëmbët e pjekurisë. 57 vjeçari doli me një karrocë pasi sipas politikës së spitalit, kërkohet që dikush të largohet në karrocë për të shmangur përgjegjësinë nëse pacientët do të dëmtonin veten gjatë daljes nga institucioni mjekësor.


TË NGJASHME