HomeLajme

Çfarë po ndodh me çmimin e naftës në Kosovë

Kosovë vazhdon një rritje e paprecedentë e çmimit të naftës. Çdo ditë që kalon qytetarët vijojnë të ankohen për rritjen e çmimit të naftës. Ata shprehen se çmimi i naftës në raport me rrogat në Kosovë, është shumë i lartë.

Në qoftë se bëjmë një krahasim me vendet e tjera të rajonit, çmimi i naftës është pak a shumë i njëjtë, por rrogat minimale janë dyfish ose trefish më të larta se rrogat në Kosovë.

Për këtë problem ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. Ai është shprehur se në Kosovë çmimi i naftës varion nga 1.13 ne 1.14 euro.

Por, ndryshe shprehen qytetarët të cilët thonë se në shumicën e rasteve e blejnë naftën me një çmim që varion nga 1.15 në 1.20 euro.

Duke filluar që vitin e kaluar edhe këtë vit çmimi i naftës në Kosovë ka ardhur në rritje. Dhe duke marrë parasysh se çmimi i importit është rritur, atëherë shqiptarët e Kosovës duhet të përgatiten për një tjetër rritje të çmimit të naftës.


TË NGJASHME