HomeShowbiz

Çfarë po ndodh me emrin e kompanisë së Kim Kardashian?

Kim Kardashian po përpiqet që të ndryshoje emrin e kompanisë së saj, pasi nënshkroi dokumentet e divorcit ndaj ish-bashkëshortit të saj, reperit Kanye West. Për arsyen sepse kompania e saj, “KKW Beauty” mban mbiemrin e ish-bashkëshortit dhe përflitet se kjo është arsyeja që ajo e mbylli përkohësisht kompaninë e kozmetikës.

Por, mesa duket Kim ka hasur një problem për ta ndryshuar emrin e markës nga “KKW” në “SKKN”, pasi këtë emër e zotëron tashmë një tjetër kompani. Avokatë të “Beauty Concepts LLC” u kanë dërguar një letër markës së Kim, duke u shpjeguar se ata janë një sallon që ofrojnë shërbime për kujdesin ndaj lëkurës me emrin SKKN+ që nga korriku i 2017-ës.

Ata, gjithashtu janë shprehur se e kanë një faqe interneti dhe rrjete sociale po me këtë emër. Madje, shtuan se si markë është patentuar dhe i kanë rezervuar të gjitha të drejtat e autorit. Kompania këmbënguli se ata kanë shpenzuar një kohë të konsiderueshme prej tre vitesh për ta ngritur dhe në qoftë se Kim do të përdorë të njëjtin emër do të krijojë ngatërresa në treg.

Na mbetet vetèm të presim se si Kim do ta quajë kompaninë e saj, pasi “SKKN+” nuk ka ndërmend të lejojë të përdorë emrin e tyre.


TË NGJASHME