HomeShowbiz

Çfarë po ndodh me lidhjen e Pete Davidson dhe të dashurës së tij 20 vjet më të madhe?

Lidhja e Pete Davidson dhe Kate Beckinsale tërhoqi të gjithë vëmendjen e mediave të huaja, kjo për shkak të diferencës së madhe në moshë që ekziston midis tyre. Gjërat u bënë serioze, kur Pete dhe familja e Kate u panë duke darkuar së bashku, megjithatë duket se kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë. Një burim i afërt i çiftit, ka thënë për ‘Entertainment Tonight’ se dyshja ka vendosur t’i japi fund lidhjes. “Vazhdojnë të jenë të afërt, por jo në një mënyrë romantike”, është shprehur burimi. Ndërsa, për ‘People’ dikush tjetër ka thënë: “Ato i bënë gjërat serioze shumë shpejt, por kanë vendosur ta ngadalësojnë pak hapin, gjithsesi vazhdojnë të jenë në një lidhje”. Nuk e dimë se kë duhet të besojmë, gjithsesi duket se Pete dhe Kate kanë vendosur të ndjekin rrugën e tyre, ose të paktën të qëndrojnë në një lidhje normale.


TË NGJASHME