HomePolitikë

Çfarë po ndodh në vendin tonë?! Dalin emailet, Lulzim Basha do vrítej nga…

Hakerat iranianë kanë publikuar sot të gjitha emailet e ish-Drejtorit të Polícisë së Shtetit, Gledis Nano, ku përfshiheshin edhe dokumentet e skuadrës së Anti-terrorit. Nga këto dokumente është zbuluar se ishte planifikuar edhe vrásja e ish-liderit të opozitës, Lulzim Basha, në vitin 2017. Teksa më herët u mësua po nga të njëjtat dokumente se ishte planifikuar atentat edhe për asgjësimin e Albin Kurtit.

Sipas dokumentit, tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Lulzim Bashës.

Një ndër të dyshuarit, Afrim Morina nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ishte i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik dròge dhe njihet si një person, i cili ishte i gatshëm të bënte gjithçka për para. Arben Ymeri, nga Prishtina është praktikant radikal i fesë Islame, ish lùftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me elementë radikal që kanë lùftuar në Siri.

I dyshuari tjetër, Fatmir Gurgurovci, dyshohet se është përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj Alfred Mustakës nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.


TË NGJASHME