HomeLajmi i Fundit

Çfarë po ndodh tek Krimet e Rënda?! Lëvizjet e fundit për krijimin e Prokurorisë që do të hetojë korrupsionin

Ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pritet të vendosen në dispozicion të prokurorisë së posaçme për hetimin e korrupsionit dhe krimit të Organizuar SPAK.

Nga një evidentim që po ju bëhet dosjeve me qëllim për të kuptuar se sa prej tyre do i kalojnë SPAK, llogaritet që 1500 procedime penale janë nën hetim nga prokurorët e Krimeve të Rënda, prej të cilave kryesojnë 900 hetime pasurore.

Shifra është nxjerre në vazhdën e parapërgatitjeve që po bëjnë institucionet e detyruara nga ligji, ndërsa një grup po kryen analizimin e të gjitha dosjeve në të gjitha prokuroritë. Deri në datën 31 tetor sipas një burimi jo zyrtar, i është lënë afat prokurorive në rrethe të përgatisin relacionin ku do të raportohet se sa prej këtyre dosjeve kalojnë nga rrethet në SPAK, në të cilat më të rëndësishmet janë ato të të gjitha llojeve të korrupsionit. Por e njëjta gjë do të ndodhë edhe me krimet e rënda që do të shpallë mos kompetencën dhe do të delegojë në rrethe hetime për gjobëvënie, terrorizëm dhe krim në familje.

Garda e Republikës po kryen përzgjedhjen e atyre që do të jenë truprojat e prokurorëve të SPAK, ndërsa qeveria ka hapur kuletën dhe ka akorduar 1.2 milionë euro për Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë SPAK që shpresohet të hetoje korrupsionin në nivele të larta, deri më tani ka tetë emra prokurorësh ndërsa pragu minimal duhet të jetë me dhjetë. Katër të tjerë presin vettingun ndërsa njëri prej tyre u shkarkua. Këshilli i Prokurorisë ka deklaruar shpesh gjatë këtij viti afate për ngritjen e SPAK dhe së fundmi ka lënë si cak kohor muajin nëntor. Nga ana tjetër amerikanët vazhdojnë në këmbënguljen dhe mbështetjen ku edhe në takime për institucionet e tjera fjala SPAK është kryefjalë e tyre.

Shtetet e bashkuara të Amerikës mbështesin punën e institucioneve të reja të drejtësisë, e njëjta mbështetje do të jetë edhe për SPAK, strukturën e posaçme  kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Pas ngritjes së të gjithë institucioneve përmes bashkëpunimit të tyre, qytetarët shqiptarë do të kenë akses të vërtetë në drejtësi

Presin Vettingun

Anton Martini

Elizabeta Ymeraj

Doloreza Musabelliu

Anita Jella

Kanë kaluar vettingun

1.Altin Dumani

2.Arben Kraja

3.Enkelejda Millonai

4.Klodian Braho

5.Edvin Kondili

6.Ened Nakuci

7.Elida Kackini

8.Behar Dibra

Top Channel