HomeSociale

Çfarë pritet të ndodhë me Unazën e Madhe në Tiranë

Loti i parë i projektit të Unazës së Madhe në Tiranë ishte dhe ajo pjesë e të tërës e cila e veshi të gjithë ndërmarrjen në dyshime, pas plasjes së skandalit të njërës prej firmave fituese për këtë lot, kompanisë “DH albania” e cila rezultoi se ishte një firmë fantazëm me dokumente të falsifikuara.

Kohë kanë kaluar  nga dalja e skandalit, por qeveria nuk u dorëhoq nga projekti në tërësi. Vetëm këtë të enjte, qeveria e bashkia e Tiranës kanë prezantuar një projekt të “rishikuar” të lotit të parë. Tashmë qeveria nuk do të bëjë mbikalim në pjesën e sheshit “shqiponja” por do të konstruktojë një nënkalim për automjetet që drejtohen nga zona e Laprakës për në autostradë. Pavarësisht ndryshimit të projektit, sipas Veliajt kostoja e saj do të mbetet e njëjtë, 2.24 miliardë lekë.

Projekti ende nuk është miratuar dhe pritet që të kalojë në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar, e më pas të hapet një garë tenderuese për projektin në fjalë./Express


TË NGJASHME