HomePolitikë

Çfarë pritet të ndodhë në protestën e së shtunës

Opozita ka paralajmëruar protestën e rradhës që do të Mbahet ditën e nesërme me 13 Prill përpara parlamentit. Ndonëse krerët e partive opozitare nuk kanë deklaruar asgjë se si do vijojë protesta dhe si do të jetë skenari i saj, por disa detaje të vogla janë kuptuar nga deklaratat që ata kanë dhënë për mediat.

Ish-kryeministri Sali Berisha për Ora News është shprehur se: “ Dita dhe nata janë të popullit opozitar. Do vendosë populli opozitar, por një gjë e di, që do jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria deri sot. E ftoj krye Kreun e Meduzës të nderojë qoftë dhe një herë atë zyrë që rri në të”.

Nga ana tjetër Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, përsëriti edhe një njëherë shprehjen se Edi Rama “nuk ka parë gjë akoma”.

Kryemadhi për televizionin A2 është shprehur se kjo do jetë protesta më e madhe. “Do të jetë protesta më e madhe. Kemi dëgjuar gjëra nga më të ndryshmet për orarin, e cila do të jetë në orën 18:00, por protesta është spostuar për në këtë orar pasi temperaturat kanë qenë të larta në të shkuarat. Nuk e kishim parashikuar se mund të binte edhe shi. Po të jetë për t’i bërë gjëmën Edi Ramës ia bën kur të duash. Ai ka frikë vetëm për kurrizin e tij. Shumë socialistë do të jenë pjesë e protestës së opozitës”.


TË NGJASHME