HomeUdhëtime

Çfarë tipi udhëtari je?!

Disa duan të udhëtojnë vetëm, disa në shoqëri, të tjerët pëlqejnë të eksplorojnë dhe të tjerë udhëtojnë vetëm për “shopping”. Por ka edhe persona që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm.

Ti çfarë tipi udhëtari je?

1.Komformisti
Tipi më i zakonshëm dhe më i mërzitshëm. Konformistët udhëtojnë jo për të kënaqur veten, por për t’i pëlqyer dhe për t’ju dukur interesantë shoqërisë. Destinacionet që zgjedhin kanë mungesë të lartë fantazie dhe fotot e tyre janë kopje “të shëmtuara” të atyre që qarkullojnë në rrjetet sociale. Çështja nuk është se ku keni qenë, por çfarë mendojnë të tjerët për këtë, sipas jush.

2.I kulturuari
Të admirueshëm nëse do të ishin më pak entuziast. Zgjohen herët, rrinë deri vonë, të lumtur, marrin çdo gjë që një vend i ri ofron. Të qëndrueshëm, të arsyeshëm. Ka gjasa të bëjnë shumë kërkime përpara se të nisen drejt një destinacioni të ri.

3.Udhëtari i rasteve
Udhëtojnë gjithmonë për një arsye: për një event, muaj mjalti, ndeshje futbolli, biznes, por asnjëherë për kënaqësinë e tyre. Udhëtimet për këta udhëtarë janë detyrime të mërzitshme.

4.Hutaqët
Tipi më i dëshpëruar i udhëtarit. Të pavëmendshëm dhe të hutuar, nuk shfaqin asnjë lloj interesi për vendin ku janë. Nuk ju intereson as arkitektura, as kultura, as ushqimi dhe as historia e një vendi. Një Zot e di pse udhëtojnë këta tipa.

5.Kuriozët e vërtetë
Janë gjithë sy e vesh. Kuriozë për çdo gjë që shohin dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji. Këta janë udhëtarët më të mirë.


TË NGJASHME