HomeSociale

Çfarë tregojnë shifrat/ A janë adoleshentët shqiptarë të dhënë pas alkoolit

Të dhënat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tregojnë se adoleshentët shqiptarë kanë ndër normat më të ulëta të përdorimit të alkoolit në Evropë, në vetëm 32%.

Në analizë janë marrë 30 shtete të Evropës, mes të cilave edhe Shqipëria, ndërkohë që mungojnë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Mesatarja evropiane fiksohet në 48%. Kjo bën që Shqipëria të jetë në vend të katërt së bashku me Finlandën sa i përket normës më të ulët të përdorimit të alkoolit mes 15-16 vjeçarëve, raporton “scan”.

Të dhënat janë alarmante edhe për Austrinë, Greqinë, Çekinë, Spanjën dhe Italinë.

Islanda mban rekordin evropian me vetëm 9%. Por, ana tjetër e tabelës ngre alarmin, pasi për një pjesë të mirë të vendeve më të zhvilluara evropiane kjo normë ngjitet mbi 40%, e madje deri në 73% në rastin e Danimarkës. Pra, ndërkohë që në Shqipëri vetëm 1/3 adoleshentë konsumon alkool, në Danimarkë, raporti ngjitet në ¾.

Studimi është kryer në formën e një ankete dhe pyetja që i është drejtuar adoleshentëve ka qenë: “A keni pirë ndonjë pije alkoolike gjatë muajit të fundit?”.



TË NGJASHME