HomePsikologji

Çfarë tregon mënyra se si ecni për ju?

Caleb Backe, një ekspert i shëndetit dhe mirëqenies, krahasoi shpejtësinë dhe mënyrën e të ecurit me 5 tipet kryesore të personalitetit. Ku bëni pjesë ju?

1. Drejtuesi

-Nëse jeni drejtues, ju zakonisht ecni shumë shpejt, me vetëbesim, me kokën lart dhe shpesh humbisni në mendime. Drejtuesit shpesh nuk ua vënë re atyre që kanë përreth.
– Jeni të orientuar drejt qëllimit dhe zgjidhës të shkëlqyer të problemeve, megjithatë, mund të jeni edhe armiqësorë dhe intensivë.

2. Korrektuesi

– Ju zakonisht ecni duke bërë hapa të vegjël, shmangni kontaket sy më sy me ata që janë rreth jush. Kjo për shkak se jeni të turpshëm.

3. Politikani

Nëse jeni politikan/e, shpesh ecni me gjallëri dhe me kokën lart, gjoksin përpara dhe shpatullat mbrapa.  Ju dëshironi mirënjohje dhe vlerësim. Gjithashtu, i shijoni sfidat dhe të mësuarit nga përvoja të reja, por mund të mërziteni shpejt. Jeni një folës me vetëbesim dhe pëlqeni të angazhoheni me njerëz të tjerë.

4. I shqetësuari

Ju ecni ngadalë dhe me kujdes. Zakonisht bëni hapa të shkurtër, por shpesh tërhiqni këmbët. Përgjithësisht, i mbani sytë në tokë. Prireni të zhyteni në mendime dhe dukeni të frikësuar.

5. Mbështetësi

Ecni me hapa të sigurtë, jen bashkëpunues, dëgjues të mirë, flisni me mend dhe vlerësoni unitetin dhe marrëdhëniet. Jeni të dobishëm, besnikë dhe të pavarur. Një telefonatë e thjeshtë nga të dashurit tuaj mund ta ndriçojë lehtësisht ditën. Ashtu si politikanët, flisni me gjeste, duke bërë kontakt sy më sy, si dhe bashkëveproni me njerëzit teksa ecni.

6. Ata që ecin me hapa të shkurtër

Jeni individë të vetë-përqendruar. Për vajzat, kjo mënyrë e të ecurit mund të shkaktohet nga lindja ose mund të jetë një shenjë e një problemi emergjent në pjesën e legenit.

7. Ata që ecin me duar të kryqëzuara

Ju preferoni të jeni vetëm e madje të jetoni vetëm. Të ecni teksa kryqëzoni krahët nënkupton rrezikshmëri. Ekspertët e komunikimit theksojnë që kjo është e rrezikshme veçanërisht gjatë natës, pasi mund të japë sinjalin se jeni të dobët dhe mund të bini pre e sulmeve.

8. Ata që i bëjnë të gjitha

Nëse keni tendencën për të bërë gjithçka teksa ecni, jeni mjaft unik dhe krijues, sepse imagjinoni teksa ecni. Ju mund të bëni shumë gjëra njëkohësisht, si përgjigjia ndaj një telefonate dhe kalimi i rrugës në të njëjtën kohë. Jeni gjithmonë të sjellshëm duke ndihmuar shokët në nevojë. Jeni të zgjuar dhe dini të zgjidhni problemet.

Çfarë tregon mënyra se si ecni për ju?


TË NGJASHME