HomeShëndeti

Çfarë u ndalohet të konsumojnë femrave më të bukura në botë

Çdo dhjetor, bëhet sfilata spektakolare e ‘engjëjve’ të “Victoria’s Secret” dhe tanimë kanë filluar përgatitjet për këtë ngjarje të madhe të modës.

Është e mirënjohur se modelet duhet të duken të përsosura dhe një nga ‘engjëjt’, Taylor Hill zbuloi dietën që e aplikon një muaj para spektaklit.

Modeleve rreptësisht u ndalohet të konsumojnë qumësht një muaj para shfaqjes. Përveç aktivitetit të përditshme fizike, dieta përfshin heqjen e të gjitha produkteve që në përbërje kanë qumësht.

“Nuk ka djathë, nuk ka qumësht … dhe ajo që është më e vështira për mua është një e diele pa makarona dhe pica, të cilën unë e adhuroj”, tha Taylor.

Modelja, megjithatë, pretendon se heqja e produkteve të qumështit nga ushqimi nuk është gjë e keqe. “Pas dy javësh vërej se lëkura ime është shumë më e bukur dhe më e pastër”, thotë ajo.

Dieta e tyre bazohet në yndyrna dhe proteina të mira, si dhe në përmbajtjen e ulët të karbohidrateve. Numri maksimal i kalorive që mund të merren arrin shifrat e 1300 brenda 24 orëve.

Modelet marrin këshilla nga specialistët e ushqimit për të ngrënë më shumë pulë, mish lope, peshk ose vezëve (rreth tre) në çdo vakt.

Qumështi dhe glutenet janë të ndaluara, siç janë perimet që rriten nën tokë sepse konsiderohen si të vështira për t’u  tretur.

Sheqeri gjithashtu nuk duhet të konsumohet, përfshirë frutat. Vetëm manaferrat lejohen, e cila rekomandohet të konsumohen dy herë në ditë.

Modelet në mëngjes, me stomakun bosh, u lejohet vetëm ujë dhe kafe. Modelet flenë midis shtatë dhe nëntë orëve gjatë natës dhe duhet të pinë nga dy deri në katër litra ujë.


TË NGJASHME