HomeLifestyle

Çfarë vëren një mashkull te një femër

Çfarë është ajo që posedojnë femrat për t’i tërhequr meshkujt?

Natyrisht, pas linjave trupore dhe atributeve fizike, meshkujt fillojnë t’i vërejnë edhe personalitetin dhe karakterin e tyre. Ashtu siç edhe kanë treguar hulumtime të shumta, meshkujt pëlqejnë buzëqeshjen e bukur, dukjen e këndshme, por edhe mençurinë.

Buzëqeshja

Hulumtime të shumta kanë treguar se meshkujt e pëlqejnë buzëqeshjen e femrave. Ata konsiderojnë se në këtë mënyrë femrat tregojnë se sa janë të hapura, të lumtura dhe pa ngarkesë. Buzëqeshja gjithmonë është seksi.

Di të dëgjojë

Femra e cila e dëgjon me kujdes dhe vëmendje bisedën e bashkëfolësit është më shumë se tërheqëse.

Prirja për humor

Gjithkujt i pëlqen kur dikush di të të bëjë të qeshësh dhe të disponon. Për këtë arsye, për meshkujt sidomos janë tërheqëse femrat të cilat kanë prirje për humor. Femra të tilla i relaksojnë dhe i bëjnë të qeshin, e ky është parakusht për t’u ndier më seksi.

Shakaja në llogari të saj

Nuk ka gjë më të keqe se kur një femër nuk di të mahitet në llogari të saj dhe që gjithçka e merr personalisht. Atëherë kur femra mahitet në llogari të saj, tregon se është e hapur si ndaj vetes po ashtu edhe ndaj gjinisë tjetër.

Shikimi

Shumë meshkuj mendojnë kur femra i pushton me shikim. Ka edhe të tillë që e pëlqejnë shikimin e fshehur të femrës, derisa të tjerëve u pëlqen shikimi i turpëruar. Kjo është një lëvizje që nuk mund të aktrohet dhe shikimi më tërheqës është ai që përcakton personalitetin e vërtetë të femrës.

Mençuria

Shumica e meshkujve pranë vetes kanë dëshirë ta kenë një femër të mençur. Edhe pse disa të tjerë e thonë të kundërtën, mençuria është dhunti seksi. Është pikërisht mençuria ajo që i mundëson femrës të jetë interesante, intrigante, relevante, por edhe me imagjinatë në shtrat.

Sjellja e këndshme

Femra nuk ka pse të jetë gjithnjë e shenjtë, por duhet pasur sjellje të këndshme dhe të mira. Meshkujt nuk i pëlqejnë femrat e zëshme dhe që imponohen.


TË NGJASHME