HomeSport

Champions-i/ Skuadrat “big” në fushë, ja përballjet e sotme

Rikthehet Liga e Kampionëve. Do të luhen ditën e sotme 8 takimet e vlefshme për fazën e grupeve. Në fushë do të zbresin emra të mëdhenj të futbollit europian, si Real Madrid, Tottenham, Manchester City, Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

Madrilenët e Zinedin Zidane, do të presin në orën 18:55 belgët e Club Brugge, teksa triumfi është një detyrim për galaktikët, pas disfatës 3-0 ndaj PSG-së.

Padyshim që kryendeshje e ditës së sotme, pritet të jetë ajo mes Tottenham dhe Bayern Munich. Skuadra e Pochettinos, vjen në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Olimpiakosit, ndërkohë që Bajnerni triumfoi me Crvena Zvezda.

Për sa i përket Juventusit, bardhezinjtë do të presin në shtëpi Bajern Leverkusenin. Përballje të lehta në letër për Manchester City ndaj Dinamo Zagreb si dhe për Atletico Madrid ndaj Spartac Moscow.

PËRBALLJET: 

18:55| Atalanta-Shakhtar Donetsk

18:55| Real Madrid – Klub Bryzh

21:00| Crvena Zvezda – Olimpiakos

21:00| Gallatasarai-PSG

21:00| Juventus- Bajern Leverkusen

21:00| Lokomotiva e Moskës – Atletiko Madrid

21:00| Mançester Siti – Dinamo Zagreb

21:00| Totehnhem-Bajern Mynih


TË NGJASHME