HomeSport

Champions League/ Bayern “shkërrmoq” Chelsea-n, Barcelona dhe Napoli ndahen në barazim

Në ndeshjet e Champions League të zhvilluara mbrëmjen e kaluar, Bayern Munich mund të quhet pa frikë skuadra e parë e kualifikuar për në fazën tjetër. Gjermanët, shkatërruan Chelsea në “Stamford Bridge”, duke e mposhtur me rezultatin 3-0.

Dopieta e Gnabry dhe goli i të përhershmit Leëandovski, bënë që bavarezët të hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër. Vlen për t’u përmendur edhe paraqitja fantastike e një prej talenteve më të rinj të Bayern, Davies, ndërkohë Chelsea nga ana tjetër e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Marcos Alonso.

Përfundoi ndërkohë në barazim 1-1 dueli mes Napolit dhe Barcelonës në San Paolo. Supergolit të Mertens në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Griezmann në fraksionin e dytë. Çështja e kualifikimit mbeti e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas 3 javësh në “Camp Nou”, edhe pse katalanasit janë favoritë.

Arturo Vidal pak minuta para fundit mori kartonin e dytë të verdhë dhe nuk do të luajë në sfidën e kthimit të raundit 1/8 të Championsit ndaj Napolit


TË NGJASHME