HomeSport

Champions League/ Nuk ka surpriza, triumfojnë ekipet ‘big’

Ndeshjet e raundit të 3-të të grupeve A, B, C, D të Champions League mbrëmjen e djeshme, nuk dhuruan asnjë surprizë, teksa të gjitha ekipet pretendente shënuan fitore. Real Madrid në grupin A, shënoi fitoren e parë, pasi mposhti 1-0 Galatasaray me golin e Toni Kroos.

Edhe PSG fitoi ndeshjen e tretë me rezultatin tenistik 5-0 përballë Club Brugge. Mbappe ishte njeriu i ndeshjes, duke treguar edhe njëherë vlerat e tij. Francezi hyri në lojë në minutën e 52-të dhe arriti të shënojë tripletë, duke u futur në histori si futbollisti më i ri në moshë që arrin të shënojë një 3-golësh në një ndeshje të këtij kompeticioni.

Në grupin B, Bayern vazhdon të kryesojë me pikë të plota pasi në Athinë mposhti me rezultatin 2-3 Olympiacos. Leëandovski, tregoi edhe njëhëerë që po kalon një superformë këtë sezon, duke shënuar dopietë në këtë sfidë. Totenham u rikthye te fitorja duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Crena Zvezden.

Tripleta e Sterling dhe dopieta e Aguero, mjaftuan që Manchester City të kalojë me lehtësi italianët e Atalantës.

Paolo Dybala ishte heroi i Juventus, teksa mbrëmjen e djeshme shënoi dy golat që i dhuruan tre pikët “Zonjës së Vjetër”. Me këtë fitore bardhezinjtë e Sarrit u ngjitën në kuotën e 7 pikëve , me pikë të barabarta me spanjollët e Atletico Madrid që po ashtu, arritën një fitore ndaj Bayern Leverkusen.


TË NGJASHME