HomeSport

Champions League/ PSG “shkërrmoq” Real Madrid, ja rezultat e plota

Mesa duket kriza te Real Madrid është e thellë dhe nuk ka të ndalur. Madrilenët me në krye Zidane, morën një leksion futbolli nga PSG, të cilët i mposhtën me rezultatin 3-0. Në “Parc de Princes”, nuk ka shumë histori, parizienët dominojnë gjatë gjithë 90 minutëshit dhe arrijnë të shënojnë 3 herë në portën e Thibault Curtois. Dopieta e Di Maria dhe goli i Meunier i dhanë fitoren e merituar PSG-së.

Forcë karakteri tregoi Atletico e Madridit, që rikuperoi dy gola ndaj Juventusit, për të marrë pikën e parë në Grupin D. Të gjithë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Cuadrado dhe Matuidi i dhanë epërsinë e dyfishtë Juves, por Savic dhe Herrera i mohuan skuadrës së drejtuar nga Maurizio Sarri fitoren e parë në grup. Po në Grupin D Bayer Leverkuseni u mposht në shtëpi ndaj Locomotiv moscoë me rezultatin 1-2.

Nga ana tjetër, golat e Coman, Lewandowski dhe Muller, i siguruan Bayernit në fitoren 3-0 ndaj Zrvena Zvezdas, me bavarezët që marrin kreun e Grupit B.

Atalanta mori një mësim të mirë nga Dinamo e Zagrebit në ndeshjen debutuese në Champions me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa Manchester City, në të njëjtin grup, fitoi 0-3 në fushën e Shaktar.


TË NGJASHME