HomeSport

Champions League:Liga e preferuar e Messit dhe Ronaldos

Rikthehet Liga e Kampionëve, kompeticioni i preferuar i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Argjentinasi ka shënuar 108 gola, kurse portugezi është golashënuesi më i mirë në histori me 124.

Image result for messi vs ronaldo

Liga e Kampionëve do të rikthehet në aksion këtë të marte dhe të mërkurë, me ndeshjet çerekfinale.

Image result for messi vs ronaldo

Të martën, do të zbresin në fushë tri skuadra angleze, Manchester City do të ketë punë me Tottenhamin, kurse Liverpooli me Porton – ndërsa të mërkurën, Barcelona viziton stadiumin “Old Trafford” për t’u përballur me Manchester Unitedin, teksa Juventusi viziton skuadrën surprizë, Ajaxin, që e eliminoi kampionin e tri viteve të fundit, Real Madridin.

Të gjitha ndeshjet në këtë fazë të Champions League janë të rëndësishme, por natyrisht, vëmendja është te Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo – dy futbollistë që kanë dhënë aq shumë për këtë sport për më shumë se një dekadë.

Image result for messi vs ronaldo

Ata vazhdimisht kanë thyer rekorde, sidomos në Ligën e Kampionëve dhe janë golashënuesit më të mirë në histori. Ronaldo prin me 124 gola, pas tij renditet Messi me 108.

https://www.youtube.com/watch?v=IBCVvh9Twmo

l


TË NGJASHME