HomeShowbiz

Channing Tatum dhe Jessie J në një lidhje?

Disa zëra kanë konfirmuar një lidhje të re në jetën e aktorit 38-vjeçar Channing me këngëtaren me famë botërore, Jessie J. Një burim ka konfirmuar për “People” se dyshja kanë filluar të shoqërohen me njëri-tjetrin. Që pas ndarjes nga aktorja Jenna Dewan në prill, kjo është hera e parë që Tatum përflitet për një lidhje të re.

Jessie J dhe Channing Tatum janë njohur së bashku në një klub golfi dhe kujt i shkonte mendje se ata mund të nisnin së bashku një romancë. Ata nuk kanë reaguar rreth këtij lajmi.

 

 


TË NGJASHME