HomeShowbiz

Channing Tatum konfirmon lidhjen me Jessie J, duke i bërë asaj një dedikim

Marrëdhënia e Channing Tatum dhe Jessie J po bëhet serioze. Sapo u përfol që ata të dy ishin bashkë, menjëherë erdhi një konfirmim nga Jessie J e cila ndiqte shfaqen e Channing Tatum “Magic Mike”. Tashmë është radha e aktorit për t’i kthyer nderin.

Në fakt mund ta merrni si një konfirmim të dytë edhe nga ai. Teksa Jessie J performonte në skenë, Channing Tatum duket se është frymëzuar nga performanca e saj për t’i bërë një dedikim Jessie J-t.

“Kjo grua sapo e la zemrën në skenë. Kushdo që ishte atje, ishte dëshmitar i diçkaje të veçantë. Wow”,-ka shkruar Channing për Jessie J.

Channing Tatum u nda para 7 muajsh me gruan e tij, Jenna Dewan me të cilën kishte 9 vite martesë. Edhe Jenna në fakt nuk ka qëndruar në vend numëro, pasi është në një marrëdhënie të re me aktorin, Steve Kazee.

 


TË NGJASHME