HomeSport

Chelsea arrin marrëveshje me Juventusin për transferimin?

Chelsea e ka arritur marrëveshjen me Juventus për ta transferuar sulmuesin Gonzalo Higuaín gjatë afatit kalimtar të janarit. Marrëveshja për huazimin e argjentinasit në Milan deri në fund të këtij sezoni do të ndërpritet në gjysmë.
Në marrëveshje përfshihen edhe një numër i madh i bonuseve, të cilat do t’i paguhen Juventusit në bazë të paraqitjeve të Higuain dhe numrit të golave që argjentinasi arrin t’i shënojë brenda periudhës në Chelsea.

Edhe vet Higuaini e dëshironte këtë transferim pasi që ai donte të ribashkohej me ish-trajnerin e tij në Napoli, Maurizio Sarri.
Chelsea do të duhet t’i shpenzojë 36 milionë euro për ta blerë Gonzalo Higuaín pasi të përfundojë marrëveshja për huazim për gjashtë muajt e ardhshëm.
Megjithatë, ai duhet të presë edhe pak për këtë transferim, pasi që drejtuesit e Chelseat nuk dëshirojnë ta kompletojnë këtë marrëveshje derisa të merret ndonjë vendim për të ardhmen e Alvaro Moratës
Atletico Madrid mbetet klubi favorit për ta transferuar sulmuesin spanjoll të Chelseat, i cili nuk është i kënaqur aspak në Stamford Bridge dhe ka pranuar edhe ulje page vetëm për të kaluar në Atletico
Sipas marrëveshjes së arrirë.

TË NGJASHME