HomeSport

Chelsea eliminohet nga Tottenham në kompeticionin e parë

Është dashur ruleta e penalltive që Tottenham të eliminojë ekipin e Chelsea nga raundi i katërt i Kupës së Ligës.

Koha e rregullt e takimit u mbyll në barazim 1-1, me “Blutë” e Londrës që kaluan të parët në avantazh me anë të gjermanit Timo Werner në minutën e 19-ët.

Vendasit arritën ta gjenin golin e barazimit vetëm në minutën e 83 me anë të argjentinasit Lamela për ta çuar ndeshjen në goditjen e 11 metërshave.

“Gjelat” u treguan të saktë në të gjitha penalltitë ndërsa Mount humbi goditjen e fundit për miqtë duke shkaktuar dhe eliminimin e ekipit të tij nga kompeticioni i parë.

c69f3e8581f5ec6d031f3ff0ac6e8403o2 1100x620

TË NGJASHME