HomeSport

Chelsea i drejtohet CAS, apelojnë dënimin e FIFA

Nuk kanë të sosur problemet për klubet angleze. Pas Manchester City edhe Chelsea, i është drejtuar CAS, duke rihapur çështjen e dënimit nga FIFA. Ndërkohë, Manchester City ka një çështje me UEFA në CAS edhe Chelsea i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, për dënim që ka marrë në lidhje me akuzat për transferimin dhe kontraktimin e futbollistëve minorenë. Që prej se kjo çëshje u bë publike, klubi i Chelsea i mohoi më forcë akuzat.


Londinezët madje u drejtuan edhe në Komisionin e Apelit në FIFA, por u vendos të lihej në fuqi vendimi i FIFA. Për këtë arsye klubi e ka çuar çështjen në CAS. Me këtë lëvizje, drejtuesit e Chelsea shpresojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në merkaton e verës. Blutë e Londrës e kanë shumë të nevojshme të bëjnë blerje, sidomos pas lajmeve të fundit që zyrtarizojnë transferimin e Eden Hazard te Reali Madridit.


TË NGJASHME