HomeShowbiz

Chris rock bën shaka me divorcin e Jeff Bezos

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos u bë objekt i një shakaje tek eventi i çmimeve Oscar të dielën në mbrëmje.
Komedianët Steve Martin dhe Chris Rock folën për pasurinë e tij dhe divorcin nga ish-gruaja MacKenzie Bezos.


“Jeff Bezos është kaq i pasur saqë ai u divorcua nga gruaja e tij dhe prapë mbetet njeriu më i pasur në botë”, – i tha Rock publikut që qeshte.

Bezos ishte pjesë e audiencës dhe u pa duke qeshur bashkë me publikun.
Njeriu më i pasur në botë finalizoi në korrik çështjen e divorcit me ish-gruan, duke i lënë asaj një pjesë të aksioneve të Amazon me vlerë 38 miliardë dollarë.

Themeluesi i Amazon mori disa shuplaka të lehta në mbrëmjen e çmimeve Oscar.

“Ai ka para. Kur ai shkruan çeqe tronditet banka”, – vazhdoi Rock.

Komediani Martin nuk bëri më shumë shaka në lidhje me Bezos duke thënë “dua që pakoja nga Amazon të më vijë në kohë herën tjetër”.

Kur kamera ishte e drejtur tek ai, Bezos u duk që i pëlqyen këto shaka.

Jeff Bezos Oscars 2020

Në muajin shkurt 2020, kompania Bloomberg vlerësoi se Bezos ka një pasuri prej 126 miliardë dollarë që do të thotë se ai vazhdon ta mbajë titullin si njeriu më i pasur në botë pavarësisht çështjes së divorcit.

https://www.bloomberg.com/billionaires/profiles/jeffrey-p-bezos/

Bezos për më shumë se një vit është duke u shoqëruar me personalitetin mediatik të nominuar për çmimin “Emmy”, Lauren Sanchez.




G.TATANI


TË NGJASHME