Botë Lajme Politikë Rajon

Chris Wallace, gazetari që bëri për ujë të ftohtë Putin-in. Ja çfarë ndodhi në intervistën plot tension

Në një intervistë të transmetuar në Fox News, gazetari dhe spikeri i lajmeve Chris Wallace ishte përgatitur më shumë se kurrë për tu ‘përballur’ me presidentin rus Vladimir Putin. Momenti kulminant ishte kur Chris i drejtoi Putinit një dokument me aktakuza ndaj 12 zyrtarëve të inteligjencës ruse në fokus të hetimit të prokurorit të posaçëm amerikan Mueller për ndërhyrjet ruse në zgjedhje. Por Putin nuk e ngjati dorën, por i bëri me shenjë me kokë që ta linte në tavolinë.

Ja çfarë shkruhet në Fox News: Putin do që të gjithë të kuptojnë se qeveria ruse nuk ka bërë asnjë komplot për të vjedhur e-mailet e Hillary Clinton e ta demaskonte para zgjedhjeve amerikane të vitit 2016, dhe të ndikonte kështu në rezultatet e votimit. Nëse i futemi thellë kësaj historie a nuk duhet fajësuar edhe Hillary e cila zotëronte ato e-maile të dëmshme? Pak orë pasi u takua me presidentin amerikan në Helsinki i cili në sy të Putin akuzoi Amerikën dhe tha se kjo ishte histori e demokratëve të Amerikës, Putin u shfaq në Fox News.

Në një moment, Wallace i nxorri një dokument të Robert Mueller, të paraqitur të premten e kaluar kundër 12 oficerëve të inteligjencës ruse të akuzuar për komplot, se kishin bërë sulm kibernetik në  kompjuterin e  Clintonit dhe Komitetit Kombëtar Demokrat. Ndërsa EWallace filloi të lexonte një pjesë të dokumentit, Putin shihet teksa bën një qeshje ironike. Chris i drejton dokumentin, dhe të dy i ngulën sytë njëri tjetrit për pak sekondë, me seriozitetin më të madh. Ai zgjati dorën, por Putin i bëri me shenjë që ta linte në tavolinë.

“Unë nuk jam i interesuar për këtë çështje,” tha Putin në lidhje me hetimin dhe dokumentin e lëshuar nga  Mueller teksa shtoi: këto janë lojëra të brendshme të politikës amerikane. Mos mbani peng marrëdhënien e |Rusisë dhe të Amerikës me këtë luftë të brendshme politike që ka plasur atje”/tiranapost.al

Related posts

Me 3 mln euro kokainë dhe armë, arrestohet shqiptari në Itali (EMRI)

Xhensila Gotanews

Deklarata për reformën në drejtësi, Balla i përgjigjet Metës

Xhensila Gotanews

Pas Bashës dhe Vasilit, Meta pret në zyrë përfaqësuen e KiE

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!