HomeShowbiz

Christian Bale e Matt Damon në “Le Mans ’66”

“20th Century Fox” shpërndau në streaming trailerin e parë zyrtar të Ford vs Ferrari, filmi biografik i James Mangold, “Le Mans ’66”, me protagonistë kryesorë Christian Bale e Matt Damon.

I ambientuar në vitin 1966, filmi përqendrohet te gara e famshme “24 Hours of Le Mans” dhe tregon historinë e pilotit britanik Ken Miles dhe misionin ambicioz të dizajnuesit amerikan Carroll Shelby, për të krijuar makinën revolucionare të garave që i mundësoi “Ford” të ngrinte kokë kundër të pathyeshmes “Ferrari”.

Në videoklip, shihen disa skena të luftës së Shelby kundër mënyrave vepruese të fabrikës Ford, si dhe vështirësitë ekonomike të Miles që e detyrojnë të përfshihet në pilotimin e makinës së re Ford në “24 Hours of Le Mans” të atij viti.


TË NGJASHME