HomePolitikë

Christine Lagarde largohet nga FMN për …

Për t’i lënë FMN-së kohën që të gjejë pasuesin e saj, Christine Lagarde ka paraqitur dorëheqjen zyrtare si menaxhere e përgjithshme në Fondin Monetar Ndërkombëtar për t’u përgatitur për procesin e nominimit si Presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Europiane.

Lagarde u shpall si kandidatja kryesore për BQE dy javë më parë, ishte tërhequr nga posti në FMN, por nuk e kishte dhënë dorëheqjen.

Largimi i saj hyn në fuqi më 12 shtator. Detyrat e përditshme të FMN-së tashmë i kanë kaluar amerikanit David Lipton, numri dy i Fondit.

Mandati i Lagarde duhej të përfundonte më 2021, por dorëheqja e saj i hap rrugën zgjedhjes së shpejtë të një pasardhësi. Bordi ekzekutiv i FMN-së, që përbëhet nga 24 drejtorë që përfaqësojnë 189 vendet, të cilat zotërojnë kolektivisht Fondin, do të kryejë kërkimet për pasuesin e Lagarde.

Vendet europiane në G7, që takohet më 17- 18 korrik, pritet të paraqesin një kandidat të përbashkët dhe nëse ata bien dakord, me shumë gjasa ai kandidat do të jetë i përzgjedhuri i bordit si kreu i FMN.


TË NGJASHME