HomeShowbiz

Ciao Liam! Miley më e dashuruar se kurrë me të dashurën e re

Miley Cyrus dhe Liam Hamsworth i dhanë fund martesës së tyre pasi këngëtarja u kap ‘mat’ duke u puthur me Kaitlynn Carter gjatë pushimeve në Itali.

Mailey ka rënë në dashuri dhe ndjenjat janë njësoj edhe për Kaitlynn, kjo pasi të dyja ndihen shumë mirë në prani të njëra-tjetrës.

“Të ishte me Liam, ishte thjeshtë e pamundur, ajo duhet të ndryshonte. Ajo e di që nëse qëndron pa Liam, do jetë e lumtur”, është shprehur një burim.

Miley dhe Kaitlynn tashmë jetojnë bashkë dhe janë shumë të lumtura. Mesa duket, këngëtarja po e kalon periudhën e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj në mënyrën më të bukur.


TË NGJASHME