HomeShowbiz

Çiftet e njohura që u njohën gjatë xhirimeve të filmave

Takimi në punë është një mënyrë mjaft e zakonshme për të gjetur personin e jetës, dhe kjo nuk përjashton as njerëzit e famshëm. Këtu janë disa nga çiftet më të famshëm të Hollivudit, të cilët ranë në dashuri ndërsa punuan së bashku.

1- Jennifer Garner & Ben Afflek

Garner dhe Affleck u takuan në setin e filmit ‘Pearl Harbour’ por kjo nuk ishte kur ata u dashuruan, ata u dashuruan ndërsa punuan në ‘Daredevil’. U martuan në 2005, për të pasur më vonë tre fëmijë së bashku, por në vitin 2015, çifti njoftoi se kishin vendosur të ndaheshin.

2- Ryan Reynold & Blake Lively

Reynolds dhe Lively u takuan teksa punuan së bashku në Green Lantern. Një herë Blake deklaroi se: E dija që ai do të ishte shoku im më i mirë për gjithë jetën time. Kjo ishte gjëja më e bukur për mua. Kurrë nuk kam pasur diccka si miqësia që kam me të.” Ata të dy janë të martuar dhe bëjnë 7 vite së bashku.

3- Tom Cruise & Nicole Kidman

Kidman dhe Cruise u takuan duke punuar në “Days of Thunder” dhe reagimi i Kidman ishte se “nofulla e saj ra” kur pa për herë të parë aktorin. Ata u martuan, por nuk zgjati shumë për tu divorcuar në vitin 2001.

4- Brad Pitt & Angelina Jolie

Ky çift u njoh shumë gjatë xhirimeve e Z. dhe Znj Smith, ndërsa Pitt ishte akoma i martuar me Jennifer Aniston. Qarkulloi një thashethem se atëhere Pitt mashtroi Aniston por çifti kurrë nuk dha asnjë deklaratë.

5- Mila Kunis & Ashton Kutcher

Kunis dhe Kutcher u takuan në serialin e “Set 70” por në atë kohë ata ishin thjesht miq. Pas shumë vitesh ata filluan të kalonin kohë së bashku dhe kurrë nuk menduan se gjërat do të bëheshin serioze. Tani ata kanë dy fëmijë së bashku.

6- Will Smith & Jada Pinkett Smith

Ky çift është së bashku për 20 vjet. Ata u takuan kur Pinkett bëri audicionin për një rol në serialin Princi i Bel Air.

7- Daniel Craig & Rachel Weisz

Cifti u takua dhe ra në dashuri me njëri-tjetrin teksa xhironin në ‘Dream House’, për tu martuar menjëherë më pas.

8- Johnny Depp & Amber Heard

Ish-çifti u takuan në setin e ‘The Rum Diary’ dhe ata u martuan në vitin 2015. Heard paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016 aty ku akuzoi Depp për abuzim me të.

9- Penelope Cruz & Javier Bardem

Cifti u takua në grupin e ‘Jamon’, por nuk dolën me njëri tjetrin derisa punuan së bashku në Vicky Cristina Barcelona në 2007. Ata u martuan në 2010.

10- Channing Tatum dhe Jenna Dwan-Tatum

Cifti u takua ndërsa xhironte filmin ‘Step Up’ dhe pati kimi të menjëhershme. Ata u martuan në vitin 2009 dhe u ndanë ndarjen në 2018.

11- Eva Mendes & Ryan Gosling

Ndërsa Eva Mendes dhe Ryan Gosling po filmonin’ The Place Beyond The Pines’, ata patën një kimi mes njëri-tjetrit e cila shumë shpejt përfundoi në romancë.


TË NGJASHME