HomeShowbiz

Çifti i famshëm për herë të parë në tapetin e kuq

Katie Holmes dhe  Jamie Foxx e zyrtarizuan lidhjen të hënën pasi u shfaqën në publik, në tapetin e kuq të Met Gala në New York.

Ata kanë vite që e mbajnë të fshehur romancën e tyre, por jo më.

40-vjeçarja duke shumë në formë me një fustan lejla nga stilisti Zac Posen. Ashtu si çdo veshje e këtij viti në Met Gala, edhe ajo e Holmes kishte pupla në pjesën e sipërme të bustit dhe një bisht të fryrë prej tyli.

Partneri i saj 51-vjeçar nuk mbetej pas, pasi ishte përpjekur që të kombinohej duke veshur një kostum blu serioz me kollare dhe një palë këpucë ngjyrë lejla.

Ata kanë plot 6 vjet që janë lidhur dhe fotot e tyre në publik janë të pakta dhe lënë shumë për të dëshiruar.

Por Katie Holmes dhe partneri i saj Jamie Foxx dukeshin më të lumtur se kurrë, dhe u siguruan që t’i fotografonin të gjithë për t’u mbajtur mend kjo si dita kur ata i treguan të gjithë botës dashurinë e tyre.

S


TË NGJASHME