HomeShowbiz

Çifti i njohur bëhet bashkë për një projekt televiziv

Turjan Hysko zbuloi sot se do të prezantojë përkrah bashkëshortes së tij Orinda Huta programin e famshëm që do të nisë së shpejti.Kjo është hera e parë që moderatori do të prezantojë me bashkëshorten e tij një program .

Bëhet fjalë për “Portën e Fatit”, që do të transmetohet brenda emisionit “Familja” dhe që do t’u japë shqiptarëve mundësinë për të fituar deri në 10 milionë lekë.

“Jam i lumtur që do bëjmë të lumtur shumë familje shqiptare! Brenda programit “Familja” në bashkëpunim me Lotarinë Kombëtare kemi një super surprize! Bileta “Porta e Fatit” ju jep mundësinë të fitoni çdo javë një makinë, një apartament ose 10 milionë lekë dhe plot çmime të tjera! Ka dhe një detaj të vogël… Në prezantim nuk do të jem vetëm!”, shkruan Turi në Instagram.


TË NGJASHME