HomeShowbiz

Çifti më i ri i showbiz-it: Nuk është aspak i panjohur për ne i dashuri i Taynas!

2018-ta ishte për Tayna një nga vitet më të suksesshëm në karrierën muzikore që brenda pak muajsh arriti të kthehej në një nga reperet më të dëgjuara,  në radio, televizion edhe në klubet e natës.

Tashmë mësohet partneri i saj pavarësisht se është treguar shumë e tërhequr për të thënë detaje nga jeta private.

Mësohet se, reperja është në një lidhje me Besjan Rexhaj, i njohur me pseudonimin Kech Montana.

Çifti i ri janë prej disa muajsh bashkë fshehurazi. Në dasmën e kushëririt të tij Gjiko,  Kech Montana tërhoqi vëmendjen , pasi nëse ju kujtohet ishte pikërisht personi që kapi lulet e nuses.

Të dy duket se e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe Tayna pëlqen shpesh postimet ë tij, pavarësisht se nuk kemi dalluar ndonjë koment të shkëmbyer.

 


TË NGJASHME