HomeShowbiz

Çifti më i ri i showbizzit, Camila Cabello dhe Shawn Mendes kapen mat

Camila Cabello dhe Shawn Mendes pak ditë më parë sollën këngën e tyre më të re ‘Senorita’, e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Dyshja së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pas thashethemeve se kanë nisur një lidhje dhe siç duket qenka mëse e vërtetë. Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë çifti më i ri i showbizzit.

Ata janë fotografuar të kapur për dore në rrugët e Los Angeles dhe dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Lidhjen e tyre e ka konfirmuar edhe një foto ku çifti shfaqen të përqafuar buzë pishinës.


TË NGJASHME